TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arda Turan është gati t’i japë lamtumirën Barcelonës, për t’y kthyer në shtëpi… me kuptimin e plotë të fjalës. Mesfushori turk është shumë pranë akordit me Istanbul Bashakshehir, klubin e një lagjeje të Stambollit, pikërisht asaj ku ka lindur dhe është rritur lojtari.
Pritet vetëm zyrtarizimi por mesfushori gjendet prej dy ditësh në Stamboll duke negociuar lamtumirën e tij nga katalanasit për t’u kthyer në klubin e krijuar pak vite më parë në lagjen e tij, me të cilën ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë.
Ndonëse është bërë një emër i njohur në të gjithë botën, Turan është kthyer shpesh në lagjen e tij dhe mban kontakte me të gjithë banorët e pallatit në të cilin është rritur. Duke shfrytëzuar faktin se ka fituar miliona euro si futbollist, Turam në 3 vitet e fundit u ka paguar dritat, ujin dhe gazin të gjithë banorëve në pallatin ku jetonte ai, një gjest i rrallë nga një kampion i cili do të kthehet përsëri mes tyre, për të ndihmuar që Bashakshehir të bëjë të vetin titullin kampion.
Për shumëkënd do të ishte një mrekulli, ashtu si ajo që tregojnë nga fëmijëria e Turan, kur për të shfaqur aftësitë e tij, në një nga rrugët e Bashakshehir fitoi një ndeshje të rrallë kundër pesë kundërshtarësh, ndërsa ai kishte si shok skuadre vetëm një portier.