TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier dyshohet se morën 7 mijë euro ryshfet nga një biznes. Arrestimi i tyre u bë pas një pune hetimore 2 mujore.
Në njoftimin e policisë thuhet se: "Ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv" e kryer në bashkëpunim.