TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Administrative ka nisur shqyrtimin në themel të aktpadisë për "shfuqizimin e projektit Veliera" të bërë nga shoqëria civile disa muaj më parë.
Në aktpadinë e shoqërisë civile, të hartuar nga Mirela Jorgo avokate dhe Sazan Guri ambientalist, kërkohet shfuqizimi i plotë i projektit “Veliera” me pretendimin se është dëmtuar zona arkeologjike A, gjatë gërmimeve të kryera nga firma zbatuese, aty ku edhe dolën strukturat e shekullit të 18-të. Kjo gjykatë në shkurt të vitit të kaluar ka bërë edhe pezullimin e projektit në zonën arkeologjke A. Përfaqësuesi ligjor i bashkisë së Durrësit kërkoi kohë nga gjykata për të plotësuar me riakt ekspertimi nga arkeologët për gërrmimet e zbuluara dhe punimet e kryera në shesh, kërkesë e cila u mor parasysh nga gjykata.
Gjyqtari i çështjes Ergys Gashi, pati debate me ambientalistin Sazan Guri, pasi nuk lejoi mediat të ishin prezente në sallë.