TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-këshilltari strategjik i Presidentit Trump, Steve Bannon, është dorëhequr nga media e djathtë, "Breitbart News", nga ku ndërtoi reputacionin e tij.
Kjo ngjarje, vjen pas furtunës që ka krijuar libri "Zjarr dhe Zemërim" i Michael Wolff, i cili përmban fakte të treguara nga vetë Bannon, veçanërisht lidhur me takimin e djalit të Trump me rusët, takim të cilin Bannon e ka konsideruar si "tradhëti kombëtare".
Bannon ka qenë, një prej këshilltarëve më të afërt dhe më të besuar të Presidentit Trump. Ai ka qenë drejtues i medias "Breitbart News" që prej vitit 2012.
Burimi: BBC / TPZ.AL
