TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkim Balili i ftuar në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin ka reaguar për lidhjet e përfolura me politikën dhe mbështetjen që ka marrë prej saj për privatizimin e “Santa Quarantas”.
“Santa Quaranta” është pronë e gjitha e imja, kur u ndava nga familja në 87-tën, Klementi ishte 17-vjeç. Unë nuk kam pronë më vëllain dhe jo me politikanë. Ajo pronë është e imja dhe nuk ka asnjë aksioner apo ortak”, tha Balili.
“Flitet shumë dhe e gjitha është një alibi e ndërtuar, se subjektet kanë krizë mes tyre dhe shpifin. Tek “Santa Quaranta, është një hotel bashkohor, dhe që nga 2016 ka qenë i vizituar nga të gjithë politikanët, madje pyetja do të ishte kush nuk ka qenë. Të gjithë e paguanin faturën. Askush nuk ka ardhur të bëjë pushime me mua.
Që të gjithë që kanë ardhur kanë paguar faturat…Kur ka patur raste që jam ulur, jo me politikanë por edhe me sanitar të thjeshtë, faturën e kam paguar unë. Por ata nuk kanë ardhur për mua. Kanë ardhur se ajo është portë e hapur.
Që nga pluralizmi, familja ime ka qenë e djathë, kam qenë pjesë e PD-së. Erdhi momenti që nuk gjeta veten pashë një program tjetër më të mirë kam shkuar atje. Kam mbështetur LSI por edhe PS sepse ishin bashkë në koalicion. Nuk kam financuar asnjë forcë politike.”, tha Bashkim Balili.