AKTUALITET, 10 Janar 2018, 08:41

Shi dhe borë, bien temperaturat, ikin ditët e ngrohta

Shi dhe borë, bien temperaturat, ikin ditët e ngrohta

Pas motit të ngrohtë, jo të zakonshëm për stinën në të cilën ndodhemi, rikthehen shirat, por edhe reshjet e dëborës në zonat e thella malore.

Kështu, vijon ndikimi i vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra në të gjithë Shqipërinë, deri pas mesditës kur vranësirat shtohen dukshëm në territor.

Pjesa e dytë e ditës sjell fuqizim të vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë në mbrëmje por kryesisht gjatë natës, reshje në të gjithë territorin. Parashikohen shira në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa reshje dëbore në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 ballë.