TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet italiane kanë arrestuar Alok Mittra, 47 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi në vitin 2024 është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Posaçme.
Mittra është dënuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal që, gjatë një periudhe rreth gjashtëmujore në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e paligjshëm të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Shtetasit bangladeshas, sipas hetimeve, silleshin fillimisht në Shqipëri nga Dubai. Më pas, përmes kontratave fiktive të punës, pajiseshin me leje qëndrimi shqiptare dhe përdornin këto dokumente për të vijuar udhëtimin drejt vendeve të BE-së.
Në këtë skemë, Mittra dyshohet se kishte rol në shoqërimin, transportimin dhe akomodimin e shtetasve të huaj gjatë lëvizjes së tyre.
Njoftimi i policisë:
Alok Mittra, 47 vjeç, i kapur në Itali, të cilin, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Falsifikimi i dokumenteve", “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet rezultoi se 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili për 6 muaj në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e kundërligjshëm të kufirit, të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare. Shtetasit e huaj silleshin në Shqipëri, nga Dubai, dhe nënshkruanin kontrata pune fiktive për t’u pajisur me leje qendrimi. Sapo pajiseshin me këtë dokument, ata niseshin drejt shteteve të BE-së. Gjatë itinerarit të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi Alok Mittra shoqëronte shtetasit e huaj dhe merrej me transportimin dhe akomodimin e tyre.
Dosja e SPAK: Mbi 650 shtetas të huaj u kaluan në mënyrë të paligjshme
Emri i Alok Mittra është përfshirë edhe në dosjen e një hetimi më të gjerë të SPAK, në kuadër të të cilit 27 persona u dërguan për gjykim si anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale.
Sipas SPAK, grupet kriminale, të përbëra nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar të mbi 650 shtetasve të huaj, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni, gjatë periudhës nga viti 2023 deri në prill të vitit 2024.
Shqipëria, sipas hetimit, përdorej si vend tranzit për kalimin e tyre drejt Evropës përmes rrugës ballkanike.
Skema, sipas SPAK, niste me rekrutimin e shtetasve të huaj përmes agjencive që operonin në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai dhe Kamerun. Më pas ndërmjetësohej punësimi i tyre në kompani të ndryshme në Shqipëri, ndërsa për pajisjen me dokumentacion falsifikoheshin kontrata pune, kontrata qiraje, ftesa për punësim, certifikata profesionale dhe dokumente të tjera.
Shtetasit nga Bangladeshi paguanin, sipas hetimit, nga 6 mijë deri në 8 mijë euro secili. Pagesat kryheshin kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”.
Gjatë kontrolleve në banesat e të pandehurve u sekuestruan 700 mijë dollarë, 400 mijë euro, 4 mijë paund dhe 520 mijë lekë.
Roli i Mittrës në terren
Nga të dhënat e dosjes së hetimit të publikuara në mediat shqiptare, Mittra shfaqet edhe në një prej rasteve të transportimit të shtetasve nga Bangladeshi.
Sipas hetimeve, 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal që, gjatë një periudhe rreth gjashtëmujore në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e paligjshëm të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Shtetasit bangladeshas, sipas policisë, silleshin fillimisht në Shqipëri nga Dubai. Më pas, përmes kontratave fiktive të punës, pajiseshin me leje qëndrimi shqiptare dhe përdornin këto dokumente për të vijuar udhëtimin drejt vendeve të BE-së.
Në këtë skemë, Mittra dyshohet se kishte rol në shoqërimin, transportimin dhe akomodimin e shtetasve të huaj gjatë lëvizjes së tyre.
Sipas hetimit, pas mbërritjes në Rinas, shtetasit e huaj transportoheshin fillimisht drejt një restoranti pranë qendrës tregtare “City Park”, ku qëndronin për disa orë.
Në këtë pikë, sipas dosjes, shfaqej edhe Alok Mittra. Më pas, me ardhjen e mbrëmjes, emigrantët merreshin nga automjete dhe dërgoheshin në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin përmes kufirit të gjelbër drejt Kosovës.
SPAK ka theksuar se aktiviteti kriminal ishte i organizuar në nivel transnacional dhe se transportimi vijonte nga Shqipëria në Kosovë, Serbi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Arrestimi në Itali i 47-vjeçarit i hap rrugë procedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme.