AKTUALITET, 10 Maj 2018, 14:54

Arrestohet ndërtuesi i fuqishëm në Tiranë

Arrestohet ndërtuesi i fuqishëm në Tiranë

Mesditën e sotme është arrestuar një ndërtues i fuqishëm në Tiranë. Mësohet se ndërtuesi është Dritan Llanaj.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Tiranës për akuzat: “Ndërtim i palgjishëm, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me pasoja të rënda”.

Çështja në fjalë i ka kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit : - Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.