TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akuza të forta ka adresuar sot kryeministri Rama ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për atë që ai e cilësoi taposje e hetimeve për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, e për të cilën tashmë është në pranga Arbër Cekaj, arrestuar në Gjermani.
“Po ua them sot shqiptarëve, se cështja e kokainës, tani që lufta me kanabisin është histori e së shkuarës, cështja e kokainës është problemi i tyre dhe kjo nuk është pjesë e asaj politikës kush të shajë më shumë, sepse historia e kokainës së kapur së fundi nuk ka nisur dje dhe arrestimi i atij personit është i lidhur me një histori që ka filluar më parë, dhe të cilën prokuroria e krimeve të rënda duhet ta kishte hetuar më parë, por ne nuk jemi si këta, nuk marrim informacione dhe copa letrash nga institucionet dhe dalim dhe bëjmë gjyqin e këtyre, ne presim, kemi durim të madh për të mbajtur dhe për të dhënë megjithë koston e madhe perceptimit të opinionit se jemi të gjithë njësoj, por problemi qenlkemi ne, se kanabisi u njoh si farë kur fituam zgjedhjet në 2013. E vërteta e lidhur me trafikun e kokainës, me operacionin që coi në pranga një eksponent të rëndësishëm por jo te vetmin e trafikut, me taposjen e kanalit të hetimeve nga prokuroria e krimeve të rënda do dali mund të vonojë por do të dalë”- tha Rama.