TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, njihet në Vlorë si "Pashai i Vlorës". Basha tha se Agron Xhafaj ka nën kontroll policinë.
Sipas kreut të PD-së, vëllai i ministrit nuk arrestohet dhe nuk ekstradohet, sepse ka mbrojtje politike, të cilën ja siguron Fatmir Xhafaj.
"Fatmir Xhafaj është vetë koka e një prej familjeve mafioze, ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vet falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain e tij kriminel nga vuajtja e dënimit. Agron Xhafaj është krimineli i dënuar që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit, Fatmir Xhafaj është krimineli i pandëshkuar. Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që kanë shndërruar Vlorën në një ndër kryeqytetet mesdhetare të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë dhe makinat shkëmbehen për një qese kokaine. Agron Xhafaj, që e thërrasin Pashai i Vlorës, trafikantët e drogës, ka nën urdhrat e tij policinë".
/TPZ.AL/