TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar denoncimet ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe dënimin e vëllai të tij në shtetin italian si trafikant droge. Sipas Bashës, Agron Xhafaj nuk arrestohet sepse ka mbrojtje politike. Basha tha se është detyrë e ministrit të brendshëm të arrestojë vëllain dhe se Xhafaj ka falsifikuar procesverbalet për të mbrojtur vëllain.
"Fatmir Xhafaj, mohoi dënimin e vëllait. Ai tha se janë sajesa dhe se nuk ka prova. Dje Partia Demokratike, publikoi dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt me 7 vjet e dy muaj burgim. Vetëm dje Fatmir Xhafaj, doli për të mërmëritur se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar."
Basha u shpreh se Ministria e Brendshme është munduar të censurojë dosjen e publikuar nga PD-ja.
"Çfarë thotë dosja penale e Agron Xhafajt? Dua të falenderoj mediat që nuk ranë pre e censurës, minitria e brendshme ndaloi cdo punë për të censuruar publikimin e kësaj dosje. Ky është vëllai i Fatmir Xhafajt, i dënuar në Itali me 7 vite burg, nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi, është i lirë dhe jeton i lirë në Shqipëri. E vërteta tronditëse, është se FAtmir Xhafaj ka gjithë përgjegjësinë ligjore dhe penale, për të identifikuar personat e dënuar me vendim të formës së prerë. Është detyrë e tij të marrë masat për të arrestuar Agron Xhafajn. Agron Xhafaj, është një kriminël i dënuar për trafik droge, por nuk e vuan dënimin sepse është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit te reformës në drejtësi, ka ndryshuar kodin e procedurës penale, për të ndihmuar vëllain e tij. Xhafaj ka siguruar paprekshmërinë e vëllait të tij. Agron Xhafaj, njihet si pashai i Vlorës, sepse ka nën kontroll policinë."
Basha: Agron Xhafajn e thërrasin trafikantët e drogës në Vlorë "Pashai i Vlorës"
"Fatmir Xhafaj është vetë koka e një prej familjeve mafioze, ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vet falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain e tij kriminel nga vuajtja e dënimit. Agron Xhafaj është krimineli i dënuar që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit, Fatmir Xhafaj është krimineli i pandëshkuar. Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që kanë shndërruar Vlorën në një ndër kryeqytetet mesdhetare të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë dhe makinat shkëmbehen për një qese kokaine. Agron Xhafaj, që e thërrasin Pashai i Vlorës, trafikantët e drogës, ka nën urdhrat e tij policinë".
Pas këtyre akuzave, kryetari i Kuvendit ka njoftuar Bashën se koha për fjalën e tij ka mbaruar. Deputetët e PD-së kanë rrethuar foltoren dhe seanca është ndërprerë, por Sali Berisha dhe deputetë të tjerë kanë vijuar të komunikojnë me publikun LIVE nëpër rrjete sociale.
/TPZ.AL/
