TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka përdorur sërish ambasadorët, për t'ju shmangur, akuzave se ai dhe ministri i brendshëm, po sigurojnë mbrojtje politike për vëllain trafikant të Fatmir Xhafajt. Sipas Ramës, nëse ky do të ishte një problem, atëherë do të fliste ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin, por duke qenë se ata nuk kanë folur, kjo çështje nuk përbën problem.
“Do kishte folur ambasadori amerikan ose Bashkimi Europian, sepse ata nuk kanë lënë rast pa folur dhe nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Për ta ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, sepse kjo që ndodhi, e publikuar dje me bujën e një lajmi sensacional, i përket kohës kur qeverisnin këta. As për qeverinë tonë, as për ministrin e brendshëm”.
Kjo deklaratë, ngjan si dy pika ujë me deklaratat e dikurshme të Ramës, kur i thoshte Jozefina Topallit në Kuvend, se në Shqipëri nuk ka kanabis sepse përndryshe do ta kishte identifikuar ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin. Por në fund, rezultoi se Shqipëria ishte e mbushur në katër cepat e saj me kanabis dhe se strukturat e policisë së shtetit ishin në funksion të kultivimit dhe trafikimit të drogës.
/TPZ.AL/
