TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka denoncuar sot një rast të falsifikimit të dokumenteve shtetërore nga Fatmir Xhafaj.
Sipas Gazmend Bardhit, Xhafaj në kohën që PD ka qenë në çadër ka falsifikuar dokumentet për të mbrojtur vëllain e tij.
Në deklaratën e Bardhit u listuan disa fakte, që sipas tyre Xhafaj në kohën që ka qenë kryetar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ka falsifikuar dokumentet e Kuvendit.
Deklarata e Gazmend Bardhit
FAKT 1: Me shkresën nr. 3960, datë 28.12.2016, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi, ka propozuar këto ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 491:
“ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit kërkues ose të shtetit të kërkuar;
“2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.”
ky propozim në komisionin e ligjeve është I qartë. Nëse një shtetas I dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstaduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin në burgjet shqiptare.
FAKT 2: Sipas relacionit shoqërues (faqe 38-39), këto ndryshime lidheshin me nevojën e reflektimit të parshikimeve të konventave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar pas miratimit të Kodit të Procedurës Penale, si dhe rregullimin e problematikës së hasur në praktikë gjatë aplikimit të dispozitave.
FAKT 3: Ndryshimet janë diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në mbledhjet e tij të datave 13.03.2017; 20.03.2017; dhe 21.03.2017.
Në mbledhjen e dytë të datës 20.03.2017, rezulton nga procesverbali që të mos ketë patur asnjë diskutim për ndryshimin e propozuar në nenin 491 të K.Pr.P.
Në faqen 47 të procesverbalit rezulton që neni 268 (që në draft i referohet ndryshimit të propozuar në nenin 491 të Kodit ekzistues), është miratuar pa ndryshime dhe pa asnjë diskutim. Konkretisht, Komisioni është shprehur DAKORD me versionin e propozuar nga ekspertët nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi.
Pra, është miratuar propozimi i bërë nga grupi i ekspertëve, ku shkronja “f”, kishte këtë përmbajtje: “f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar”, si dhe shtohej paragrafi 2, me këtë përmbajtje: 2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.
Edhe në mbledhjen e tretë të datës 21.03.2017, mbi ndryshimet e bëra në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, nuk rezulton të ketë patur asnjë diskutim nga anëtarët e Komisionit. Në këtë mbledhje është bërë miratimi në tërësi i ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale.
Në datën 21.03.2017, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i ka paraqitur seancës plenare Raportin për projektligjin ndryshues të Kodit të Procedurës Penale.
Në faqen 32 të Raportit pasqyrohet edhe ndryshimi që i bëhet nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, ku pasqyrohet se ndryshimi ishte identik me atë që kishin propozuar ekspertët dhe kishte miratuar Komisioni, pra versioni i propozuar nga deputetja Vasilika Hysi zyrtarisht. Në tekstin integral të ndryshimeve që i bashkëlidhej Raportit dhe i dërgohet seancës për votim, ndryshimi në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, është shkruar një version tjetër, i falsifikuar dhe i ndryshëm nga ai që ishte miratuar dhe që pasqyrohej në Raportin shpjegues të Komisionit.
“Neni 491
Nuk mund të jepet ekstradimi:
ç) kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;
ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit të kërkuar;
Ky version i falsifikuar nga Fatmir Xhafaj pamundëson ekstradimin e Agron Xhafajt të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë Italiane për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj.
Ky version po kështu pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që Agron Xhafaj ta vuajë dënimin e formës së prerë të drejtësisë Italiane në burgjet shqiptare.
Ndryshimi sipas këtij versioni të miratuar, është bërë pas votimit nga Komisioni, personalisht nga Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj. Është e qartë se pas këtij ndryshimi fshihet një dhe vetëm një çështje. Shpëtimi i Agron Xhafajt nga drejtësia.
Fatmir Xhafaj është përpjekur ta fshehën ndryshimin që kishte falsifikuar. Kjo duket qartë nga fakti se edhe pse në nenin 491 të K.Pr.P është bërë vetëm shtesa e shkronjës “f”, ndërkohë që shkronjat “a”-“ë” janë identike siç kanë qenë në Kod, Fatmir Xhafaj ka bërë riformulimin e të gjithë nenit, duke e prezantuar atë si një nen të ri!
Kjo është bërë për të fshehur qëllimin e vërtetë të ndryshimit dhe për t’i fshehur deputetëve falsifikimin e vendimit të Komisionit që kishte bërë personalisht Fatmir Xhafaj.
Kur shkroi dhe kontrabandoi në seancë këtë dispozitë ligjore, Fatmir Xhafaj kishte parasysh vetëm një njëri – vëllain e tij të dënuar në mungesë për trafik ndërkombëtar të drogës. Dhe kjo ishte mundësia për mbrojtur vëllain e dënuar: duke shtrembëruar ligjin përmes falsifikimit.
Xhafaj e bëri këtë sepse është fakt i njohur botërisht që Italia, vetëm në raste krejtësisht përjashtimore jep garanci për rishikim (Agron Xhafajt kjo kërkesë i është rrëzuar nga Gjykata e Kasacionit në Itali).
Duke hequr pjesën që kishte miratuar Komisioni, pra që në ato raste kur refuzohet ekstradimi, Ministria e Drejtësisë detyrohej të kërkonte njohjen e vendimit në Shqipëri dhe që dënimi të vuhej këtu, si dhe duke lënë të pandryshuar nenin 514 të Kodit të Procedurës Penale, atëherë edhe njohja e vendimit (për të njëjtin shkak – mosthirrjen në gjykim të të pandehurit, pra dënimin në mungesë), bëhet e pamundur.
Fatmir Xhafaj nëpërmjet falsifikimit që ka kryer, i ka siguruar paprekshëmrinë dhe imunitet ligjor vëllait të tij.
Fatmir Xhafa ka konsumuar veprat penale të korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.
Ai e ka bërë këtë duke shtrembëruar Kodin e Procedurës Penale dhe Reformën në Drejtësi për ti mundësuar Agron Xhafajt të dënuar me vendim të formës së prerë si trafikant ndërkombëtar droge që të mos vuajë dënimin as në Itali dhe as në Shqipëri.