TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën parlamentare dhe ka nxjerrë jashtë gazetarët, Sali Berisha ka lexuar në parlament një status të Edi Ramës kohë më parë, kur kryeministri mbronte Agron Xhafajn, si një baba të të dy fëmijëve në punën e tij të ndershme dhe që kishte vetëm një faj, që ishte vëllai i Fatmir Xhafajt.
Berisha lexoi të plotë deklaratën e Edi Ramës, duke e quajtur atë të degraduar psikologjikisht dhe që s’mund të jetë avokat i Agron Xhafës, një trafikant ndërkombëtar, i dënuar me vendim të prerë me 7 vjet e 2 muaj burg.
Kryeministri Rama, 5 gusht 2016:
“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”