AKTUALITET, 21 Maj 2021, 08:46

Arrestohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje! Ja ngjarja ku ka qenë i përfshirë një vit më parë! Së bashku me katër persona të tjerë…

Arrestohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje!


Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja për të cilin është arrestuar shtetasi me iniciale V.S ka ndodhur në korrik të vitit 2020, ku pesë persona kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur.

Për të arrestuarin Gjykata e Shkallës së Parë Fier kishte vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, pas informacioneve të marra në rrugë policore dhe veprimeve operacionale, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një prej personave të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim V. S., 47 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.