AKTUALITET, 21 Qershor 2018, 19:38

Gjykata rihapi dosjen “Hajdari”, reagon Shkëlzen Berisha: Rama po përgatit…

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit të gjykatës e cila pranoi kërkesën e Izet Hazhisë për tu rigjykuar, duke rihapur kështu e dosjen “Hajdari”.

Më një fjali në rrjetet sociale Berisha shkruan se pas lirimit të shumë krimineleve të tjerë, Rama përgatit lirimin e vrasësit të Azemit

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, ishte dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit të PD-së dhe liderit të lëvizjes së ‘Dhjetorit’ Azem Hajdari.