AKTUALITET, 17 Mars 2018, 16:31

Arrestimi i kryebashkiakut të PD-së, Basha shkon në Lezhë: Shpresoj që Frrokaj të jetë i pafajshëm

Arrestimi i kryebashkiakut të PD-së, Basha shkon në Lezhë:

Pas deklaratës për media nga selia blu, kryetari Lulzim Basha udhëtoi drejt Lezhës për një takim me strukturat e partisë së këtij qyteti, ku gjatë paradites së sotme ka patur edhe protesta kundër arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj.

Basha ka thënë se shpreson që kryebashkiaku Frrokaj të jetë i pafajshëm dhe se PD-ja kërkon hetim të paanshëm, jopolitik dhe profesional.

“PD-ja kërkon zbatimin e standardit, të gjithë të barabartë para ligjit dhe theksoi se është e rëndësishme të mos ketë drejtësi selektive, në funksion të nje axhende politike të caktuar”, është shprehur Basha.