TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Gumenice te Vlores, kur nje 40-vjecar ka lene te vdekur me disa goditje sepate ne koke kusheririn e tij. Gazetari i “Panorama” ben me dije se policia ka arrestuar autorin, shtetasin Dilaver Veshaj, 40 vjeç.
Njoftimi i plote
Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.
Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.
Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit :
Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.