AKTUALITET, 17 Mars 2018, 16:28

Përçahet LSI/ Katër këshilltarë në Vlorë i bashkohen PS, ‘molla’ e sherrit u bë PD

Përçahet LSI/ Katër këshilltarë në Vlorë i

Nuk është hera e parë që këshilltarë të LSI në disa bashki në vend ta ‘braktisin’ atë për t'iu bashkuar partisë në pushtet.

Pas largimeve të disave prej tyre në Tiranë, Gjirokastër, Fier 4 këshilltarë në Bashkinë e Vlorës i janë bashkuar Partisë Socialiste. Arsyetimi i tyre për largimin nga kjo forcë politike është se sipas tyre LSI nuk përfaqëson më qytetarët por mbron PD-në të financuar nga oligarkët rusë.

Tashmë LSI ka mbetur vetëm me një përfaqësues në bashkinë e Vlorës.