TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar punimet e një hoteli 7 katësh në Durres. Objekti po ndërtohej ndërmjet rrugës kombëtare pranë “Urës së Dajlanit” dhe bregut të detit me pronar shtetasin N.D.
Në vendimin e saj, IKMT ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që ndërtimi i objektit shkel ligjshmërinë për ndërtimin në zona me rëndësi kombëtare dhe në bregdet. IKMT shprehet e vendosur, se në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera të shtetit shqiptar, do të vijojë të zbatojë ligjin dhe detyrimet e saj në mbrojtje të territorit shqiptar.