TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha doli sot përmes një deklarate pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj një ditë më parë. Kreu i PD-së kërkoi një hetim të paanshëm dhe uroi që kryebashkiaku i zgjedhur në PD të jetë i pafajshëm.
“Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i panashën”, tha Basha. Në këtë deklaratë kryetari i opozitës shfaqej me deputetë të tjerë të PD-së. Kryebashkiaku i Lezhës u arrestua një ditë më parë bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Shëngjinit.