AKTUALITET, 17 Mars 2018, 16:08

Ja ç’ka ndodhur sot nga stuhia në qytetin e Vlorës, foto dhe video

Ja ç’ka ndodhur sot nga stuhia në qytetin e Vlorës, foto

Vlora përjetoi orë të pazakonta sot, kur një stuhi e fuqishme goditi qytetin bregdetar, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe viktima.

Policia tha se Ramadan Kaçi, 67 vjeç, ndërroi jetë pasi u godit nga një vetratë xhami, e cila u shkëput për shkak të erës së fortë. Ngjarja ndodhi në lagjen ’28 Nëntori’, pranë Kishës Ortodokse. Policia u bën thirrje banorëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes.

Më herët janë raportuar dëme të shumta materiale. Disa pemë përgjatë bulevardit në rrugën e Skelës ishin rrëzuar, duke rënë sipër automjeteve dhe tabelave sinjalistike.

Për shkak të stuhisë është ndaluar edhe lundrimi i mjeteve në det.

[gallery ids="81742,81743,81744,81745,81746"]