AKTUALITET, 17 Mars 2018, 15:57

Vdes në spital 67-vjeçari, e zuri poshtë vetrata e xhamit

Vdes në spital 67-vjeçari, e zuri poshtë vetrata e xhamit

Ka ndërruar jetë 67-vjeçari në Vlorë, të cilin e zuri poshtë vetrata e xhamit, që ra nga lartësia si pasoje e erës së çmendur e të fortë.  Mësohet se shtetasi Ramadan Kaçi, 67 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve te marra dhe ka ndërruar jete ne spital.

Njoftimi per ngjarjen

Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen ” 28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Vlorë.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129