AKTUALITET, 17 Mars 2018, 14:40

“Shkundet” Lezha, Fatmir Xhafaj flet për goditjen e grupeve kriminale: 7 në 1, shumë shpejt…

“Shkundet” Lezha, Fatmir Xhafaj flet për goditjen e grupeve

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me aksionet e zhvilluara nga Policia e Shtetit, që çoi në arrestimin e disa personave, si dhe shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merreshin me klandestinë. Ky grup krimial e ka bazën në Lezhë.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj theksoi se kjo ishte një goditje 7 në 1, ndërsa paralajmëroi aksione të tjera me rëndësi.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”, tha Xhafaj.