TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pas lajmit se është arrestuar në Gjermani i shumëkërkuari Arbër Çekaj, i njohur si pronari i kompanisë “Arbi Garden”, në kontenierin e të cilit u kapën 613 kg kokainë në fund të shkurtit të këtij viti në Maminas të Durrësit, vjen reagimi i menjëhershëm i Partisë Demokratike.
Deputeti i PD, Enkeled Alibeaj, i ftuar në “News 24” ka komentuar arrestimin e biznesmenit të bananeve si një hap pozitiv, por sipas tij duhen vënë në pranga “arkitektët” e vërtetë të trafikimit të sasisë rekord të kokainës në Shqipëri.
“Madhësia e arrestimit është relative. Sa herë ka një të kërkuar nga drejtësia , urdhri për arrestin ndërkombëtar nga gjykata e Krimeve të Rënda , policia e shteti e ka përcjellë te autoritetet gjermane dhe kjo është aftësi e gjermanëve, është gjë e mirë.
Duhet të kuptojmë se kjo nuk është vetëm një histori e një tregtari bananesh që merret me trafik droge, por ka patur garanci që të kalojë në disa porte, dogana. Pra, duhet identifikuar “arkitektët” e vërtetë që fshihen pas ngarkesës”, u shpreh Alibeaj.