TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet Arbër Cekaj në Gjermani. Ai është pronari i kompanisë Arbri Garden e cila ishte porositësja e kontejnerit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjëherë ne vendin tonë.
Më herët, avokatët e shoferit Armando Pezaku e administratorit të kompanisë Arbri Garden Donald Lushaj, kanë kërkuar lirimin e dy klientëve të tyre, me argumentin se nuk ka asnjë provë të përfshirjes së tyre në aktivitetin kriminale.
Ndërkohë, në një fjalim të tij para shoqërisë civile sot, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, e cilësoi Çekajn si një “peshk të madh” që duhet kapur sa më parë nga drejtësia shqiptare.