AKTUALITET, 4 Maj 2018, 14:12

Arrestimi në Gjermani i Arbër Çekajt, reagon policia shqiptare dhe jep detaje

Arrestimi në Gjermani i Arbër Çekajt, reagon policia shqiptare

Policia shqiptare ka konfirmuar lajmin për arrestimin në Gjermani të Arbër Cekajt, pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere ne vendin tone.

NJOFTIMI I POLICISE

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj në një provincë afër Dyseldorfit.

Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snow”.

U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.