LIFESTYLE, 24 Nëntor 2017, 11:56

Ardit Gjebrea rikthehet tek dashuria e tij e vjetër

Ardit Gjebrea rikthehet tek dashuria e tij e vjetër

Këtë vit “Kënga Magjike”, duket se do ketë goxha surpriza. Ndër to është pjesëmarrja e dy humoristëve, Bes Kallaku dhe Erion Isai, të cilët do prezantojnë festivalin përkrah Ardit Gjebreas.

Por jo vetëm kaq!

Ardit Gjebrea sot na ka njohur edhe për të tjera detaje.

Moderatori ka dhënë lajmin e mirë se do të kthehet në muzikë me një duet me vajzën e tij 8-vjeçare Anna. Sikundër kemi parë edhe më parë, Anna, është shumë e talentuar dhe një pjesë e madhe e ndjekësve të muzikës mezi presin ta dëgjojnë, duke kënduar së bashku me të atin.

Në një postim në instagramin e tij, ai shkruan ”Në studion e @darkodimitrov …sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës ???? me një duet. E me kë tjetër? Me #annagjebrea”, - shkruan Arditi

Ardit Gjebrea kujtohet nga të gjithë për këngët e tij të viteve ’90, të cilat këndohen dhe pëlqehen ende dhe sot. Ai në një deklaratë në emisionin e tij, ka shpjeguar dhe arsyen e  shkëputjes nga muzika, duke pranuar se nuk e gjen vetën tek tregu i tanishëm muzikorë komercial. TPZ.al