LIFESTYLE, 22 Nëntor 2017, 14:10

Vetitë e jashtëzakonshme të shegës

Shega është një frut, jo vetëm i shijshëm, por edhe me përfitime dhe dobi të shumta për shëndetin.

173 gram shegë përmbajnë këto vlera:

  • Fiber: 7 gram
  • Proteina: 3 gram
  • Vitaminë C: 30%
  • Vitaminë K: 36%
  • Folate: 16%
  • Potasium: 12%

Shega ndihmon në uljen e inflamacionit. Inflamacioni kronik është një nga shkaktarët e sëmundjeve si kanceri, diabeti, Alzaimer dhe obeziteti.

Studime të ndryshme tregojnë se shega ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës tek meshkujt dhe kancerit të gjirit tek gratë.

Një tjetër përfitim i shegës, është ulja e tensionit, për personat që vuajnë nga hipertensioni.