TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Rita Ora në një intervistë për mediat e huaja, bëri të ditur se shumë vite më parë ka “ftohur vezoret” në mënyrë që shumë më vonë, të ketë mundësi për të bërë fëmijë.
E ftuar në emisionin australian “Sunrise”, 26-vjeçarja ka folur për dëshirën e saj që të ketë një familje dhe për këtë sipas saj është kujdesur që në moshën 20 vjeçe, kohë kjo kur dhe ka ftohur vezët.
“Si një 27-vjeçare, mendova për këtë periudhë kur isha në fillim të njëzetave... mendova për fëmijë”, ka thënë Rita Ora gjatë emisionit.
Kjo është hera e parë që Rita Ora deklaron publikisht se ka ftohur vezët
“Kurrë më parë nuk e kam thënë në një televizion. Jam 26-vjeçe, por doja të isha e sigurt. Kjo ndoshta tregon se jam pak e çmendur”, ka shtuar ajo.
