LIFESTYLE, 24 Nëntor 2017, 12:11

‘Black Friday’ 10 miliardë dollarë harxhime këtë vit amerikanët

‘Black Friday’ 10 miliardë dollarë harxhime këtë

‘Black Friday’  ose E premtja e Zezë  është një  ditë që vjen pas festës së Falenderimeve në SHBA e cila është  e premtja e katërt e muajit nëntor.

Kjo ditë njihet si dita ku dyqanet dhe qendrat tregtare bëjnë uljë të çmendura dhe konsuamatorët harxhojnë shuma të mëdha parash.

Këtë vit llogaritet se harxhimet për të premten e zezë janë plot 8 miliardë dollar për gjithë  amerikanët, sipas Qendrës për Kërkime me Pakicë dhe faqes së  internetit Voucher Codes raporton Daily Mail.

Disa vlerësime të ekspertëve tregtarë thonë se fundjava së premtes së zezë do të mbulojë 40 përqind të shpenzimeve që vijnë për Krishtlindje.

Hulumtimet nga PricewaterhousCoopers thonë se gjysma e të rriturve blejnë diçka që mund të jetë veshje, aksesorë  apo paisje teknologjike që mesatarja e shpenzimeve të tyre shkon në  400  dollar.

Zakonisht kjo ditë sjell dyndje të madhe të njerëzve nëpër dyqane dhe qendra tregtare ku njerzit blejnë gjithçka me gjysmë-çmimi ose më pak.

[gallery columns="1" ids="24998,24995,24996,24997,24999,25001,25000"]