LIFESTYLE, 22 Nëntor 2017, 12:38

I çmendur pas saj: I dashuri i këngëtares së njohur bën tatuazh portretin e saj

Kanë më pak se një vit që janë bashkë, por është e qartë se ai çmendet për të.

Bëhet fjalë për të dashurin e yllit të “Born This Way”, Lady Gaga, i cili përveçse i propozoi asaj për martesë një muaj më parë, tashmë ka bërë edhe një tjetër gjest të jashtëzakonshëm dashurie.

Siç ka bërë të ditur një faqe e fansave të këngëtares, Christian Carino ka bërë tatuazh në krah një portret të Gaga-s, ku ajo shihet me bishtaleca të gjatë në ngjyrë të zezë. Kësaj i thonë dashuri!

Sakaq, çifti i famshëm mësohet të ketë shtyrë për një periudhë të mëvonshme dasmën, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të këngëtares.