LIFESTYLE, 23 Nëntor 2017, 20:29

Video/ Olta Boka: Jam në një marrëdhënie, por…

Video/ Olta  Boka: Jam në një marrëdhënie, por…

Këngëtarja Olta Boka ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është përfolur gjatë në rrjetet sociale për jetën private. Ajo ishte sot në studion e “Rudina”, nga ku nuk e shmangu dot këtë temë. Këngëtarja pranoi se është në një marrëdhënie, por tha se detajet lidhur me të preferon t’i ketë private. “Unë kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin, por edhe me mamin dhe babin, nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre. Kam zgjedhur të jem e sinqertë. Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, por do të doja shumë që pjesa e detajeve të qëndronte brenda privatësisë, duke respektuar edhe partnerin. Do të ishte më e shëndetshme edhe figura ime artistike dhe ajo private, që të qëndronin veçmas”, tha Olta. /tvklan.al   https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=fENnl87UWiU