LIFESTYLE, 22 Nëntor 2017, 14:11

Mes tyre nuk ka më inate

Shumë fansa menduan se mes tyre pati mjaft inate pasi të dyja ishin të lidhura me The Weeknd, por Bella Hadid tregon se nuk ka asgjë, por vetëm mbështetje për Selena Gomez.

Modelja 21-vjeçare ka pëlqyer një foto të këngëtares 25-vjeçare, të postuar nga agjencia e saj e modelingut, IMG në Instagram.

Përplasjet në rrjetet sociale filluan kur Selena nisi të takohet me ish-in e Bella, The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, dhe motra e Gigi u përgjigj duke mos e ndjekur më Selenën në Instagram. Kjo solli dhe reagimin e çiftit të sapolidhur, duke prerë çdo lidhje mes Bella, Selena dhe The Weeknd në rrjetet sociale.

Muajin e kaluar Selena dhe The Weknd u ndanë dhe këngëtari kanadez nuk e ndoqi  më në Instagram yllin e Disney, miqtë dhe familjen e saj.