TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shqiptare Hueyda El Saied ka rrëfyer fëmijërinë e saj të vështirë, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel.
Ajo tha se ka pasur raste kur shkonte pa ngrënë në shkollë.
“Ka pasur ditë kur kam shkuar në shkollë pa ngrënë.
Mamasë sime i është dashur të japë dhe gjak për të më ushqyer”, ka thënë Hueyda.
Mësuesja e klasës së tretë e Hueyda-s e kishte kuptuar një ditë situatën në të cilën ndodhej ajo, dhe i kishte ofruar vetë bukën e saj.
“Këtë nuk e harroj kurrë”, ka thënë ajo./TemA/