TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardit Gjebrea ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se Arbana Osmani do të kalojë në Tv Klan. Në një status në rrjetet sociale Gjebrea ka hedhur poshtë lajmet për marrëveshje punë mes tyre dhe shkruan se dreka ka qenë thjesht një drekë qejfi.
“Hajde besoju këtyre…Shyqyr që nuk thanë që do të ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman…a mundet që dy miq të hanë një drekë jashtë pune?
A duhet se s’bën të ketë diçka pas,”– shkruan Gjebrea.
Fakti që Arbana Osmani do të kalonte në Tv Klan u përfol nga shumë media pasi dy moderatorët u panë bashkë duke drekuar. Pikërisht kjo drekë u nënkuptua si një marrëveshje pune.