TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dajana Shabani pas largimit nga “Ora News” ka reaguar arsyet pse u largua nga drejtimi i emisionit të mëngjesit. Moderatorja është shprehur se ka vendosur të ikë jashtë vendit.
Ajo ka thumbuar edhe Kelvin Kadillin që do të jetë pjesë e emisionit, duke u shpreh se ka qenë një urë lidhëze për të por ky i fundit as nuk e ka falënderuar.
“Vendimi IM per largimin nga emisioni,(per jashte Shqiperie),”shkriu” te gjithe grupin e emisionit Dite e Re! Duke falenderuar pafund Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn qe ishin me mua ne keto 2 sezone, e ndjeva te domosdoshem kete sqarim, per shkak te portaleve dhe komenteve se u “zevendesuam ” Kam shkuar ne opera 11 vjec, libri i pare filozofik “Keshtu foli Zarathustra” eshte lexuar kur une kam qene vetem 14 vjec,kam qene nje nxenese shume e mire, kam udhetuar me 40 vende etj etj, por keto nuk i interesojne fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka, dhe as atij ne zyre ne qender te Tiranes, sepse ne zgjodhem te vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e percjelle ate me te qeshura pafund! Kete e vendosem ne! ASKUSH NUK NA KA ZEVENDESUAR, dhe mendoj se kam bere nje pune te mire duke u bere “ure lidhese” edhe per Kelvi Kadillin (meqe nuk me falenderoi, po e falenderoj veten) Jeni shumeeee te mire te gjitheeee Flm per SMS e pafundme”, shkruan Dajana.
Tashmë në “Ora News” emisionin e mëngjesit do ta drejtojë Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu.