LIFESTYLE, 7 Gusht 2019, 20:03

Gjysmë i zhveshur, Stresi relaksohet në hotel dhe nis pushimet. Kush e ka zënë vendin e Kejsit?! (Foto)



Reperi shqiptar Arkimed Lushaj pavarësisht ndarjes nga partnerja e tij, Kejsi po e shijon shumë jetën. Në disa postime të publikuara në rrjetet sociale, këngëtari i njohur si Stresi ka publikuar disa video ku shihet se ka nisur pushimet.

Gjysmë i zhveshur, reperi shihet mjaft i relaksuar në dhumat e një hoteli ku në sfond dëgjohet kënga e tij më e fundit. Arkimed Lushaj ndodhet në shoqërinë e disa djemve dhe vendin e Kejsit e ka zënë, Limi, një mik i tij mjaft i ngushtë.

Këngëtari filmon veten dhe shokun e tij të dy të shtrirë në të njëjtin shtrat.

Stresi dhe Kejsi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pak ditë pasi reperi doli nga burgu. Mes tyre ka pasur një ‘shkëmbim’ mesazhesh të koduara nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, por asgjë zyrtare deri më tani.