TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptar. Këngët e saj janë gjithmonë hite. Por këngëtarja është përfolur shumë gjatë për jetën e saj private, e cila ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Së fundmi këngëtarja ka korrur shumë sukses me bashkëpunimet me Capital T për këngën “Fustani” dhe me Adrian Bujipin për këngën “Meine Liebe”.
Por përpos këtyre angazhimeve këngëtarja ka gjetur kohë dhe për familjen me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ka qenë një status i 6 viteve më parë që e ka rikthyer këngëtaren me një dedikim të ndjerë ku shkruan se sapo kishte hyrë në shtëpi dhe kishte puthur e përqafuar prindërit me lot në sy.
“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë.
Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm.
Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falënderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana.
“Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”, shton këngëtarja.
