TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur zgjidhni shalqirin është mirë t’i kushtoni vëmendje karakteristikave të tij. Pamja e lëkurës, në fakt, mund të zbulojë nëse është i ëmbël dhe i shijshëm.
Shalqinjtë e ëmbël kanë një pamje të rregullt, lëkura nuk ka të çara dhe forma është simetrike.
Për më tepër është e rëndësishme të merren parasysh tre faktorë:
Ngjyra. Një shalqi i ëmbël ka një ngjyrë të gjelbër të errët. Një ngjyrë e çelët tregon cilësi të dobët.
Lëkura. Zona e verdhë në lëkurë tregon nëse shalqiri është pjekur sa duhet. Prandaj sa më e errët të jetë pjesa e verdhë aq më i pjekur dhe i shijshëm është shalqiri.
Pesha. Një shalqi i pjekur përbëhet nga 92% ujë dhe 6% sheqer.
Kjo është arsyeja pse kur blini shalqi gjithmonë duhet të ngrini dy të të njëjtës madhësi dhe të zgjidhni atë që është më i rëndë.