TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ana Lika është një ndër aktoret shqiptare më të komentuara për jetën e saj private dhe për daljet e saj televizive.
Aktorja shpesh herë bie pre e komenteve negative në rrjetet sociale për jetën e saj, kjo dhe për faktin se Ana është gjithmonë e hapur të publikojë foto nga jeta e saj e përditshme.
Ana pas mbylljes së sezonit televiziv angazhohet herë pas here në rrjete sociale duke postuar foto dhe video.
Së fundmi aktorja ka postuar një foto nga pushimet e para tre viteve ku dukej mjaft në formë duke marrë shumë komente dhe pëlqime.
Por një komentues ka thumbuar aktore për faktin që në rrjete sociale po poston foto nga pushimet e viteve më parë.
“Më duket se kët verë ske pas fonde për pushime që po hedh fotot e verës kalume, a s'kape naj emigrant”, ka shkuar ndjekesi.
Ndërsa Ana nuk ka nguruar ti kthej një përgjigje të gjatë fansit.
“Me thën të drejtën janë të parvjetshmet, as të vjetshmet jo.
Thjesht kam dalë super yll dhe më kishte shpëtu pa e hedh dhe sa për fonde s’kam pas ndonjëherë nevojë të m’i bëjë njeri se kam shtëpi në çdo cep të Shqipërisë me bo pushime dhe kam rrogë aq të lartë sa më del me bo pushime gjithë vitin”-shkruan Ana Lika.