TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, reagoi fort pas heqjes së shkronjave identifikuese të "Teatrit Kombëtar", duke e cilësuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, se i hoqi ato në mënyrën më të shëmtuar, natën dhe fshehurazi si hajdut.
"Teatri është pjesë e qytetit tonë dhe e jetës tonë, ai do të rikonstruktohet dhe do të ruajë vlerat historike të tij", shkruan Xhixho në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, duke paralajmëruar, se ata "mendojnë se kauzën e aktorëve e intelektualëve të qytetit mund ta intimidojnë me këto veprime, gabohen rëndë".
Statusi i plotë i Xhixhos
"Hiqen shkronjat e Teatrit Kombëtar në mënyrë më të shëmtuar, por që vetëm kjo qeveri përdor natën, fshehurazi si hajdut.
Po hajdut të pronës publike, të historisë së qytetit tim e nëse mendojnë se kauzën e aktorëve e intelektualëve të qytetit mund ta intimidojnë me këto veprime, gabohen rëndë.
Teatri është pjesë e qytetit tonë dhe e jetës tonë, ai do rikonstruktohet dhe do ruajë vlerat historike të tij. Kaq duhet të kuptojë Bashkia Tiranës që mban përgjegjësi direkte për këtë akt banditesk dhe të mos mbaj ison e qeverisë për shkatërrimin e trashëgimisë së qytetit".
