TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka treguar mbrëmjen e sotme arsyet që e shtyn Qeverinë të tërhiqej nga konçesioni i ndërtimit të Rrugës Thumanë - Kashar.
Sipas Braçes, Qeveria u tërhoq së pari sepse kontrata ishte e shtrenjtë dhe se praktika e zhvilluar nga kompania që kishte fituar konçesionin ishte e papranueshme.
“Nuk është tërhequr qeveria, është ndërprerë procedura. Kjo kontratë nuk u arrit fare në kontratë... U tërhoqëm për dy arsye; e para se ishte i shtrenjtë, e dyta se çdo kompani nuk mund të gënjejë më qeverinë e Shqipërisë.
Ajo që ka ndodhur me procedurën e prokurimit të njërit lot të Unazës së Re është e patolerueshme.
Për aksin Thumanë-Kashar ka një rrugë paralele dhe e dyta, kompanitë duhet të harrojnë se mund të zhvillojnë praktika si ajo”, u shpreh Erion Braçe në emisionin Repolitix.