AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 12:37

Anulimi i 30 qershorit, shtyhet me dy orë mbledhja e KQZ

Anulimi i 30 qershorit, shtyhet me dy orë mbledhja e KQZ


Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e parashikuar të mbahet në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është shtyrë me dy orë.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.

Por i pranishëm në mbledhje do të jetë edhe kryetari, Klement Zguri.