AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 14:48

Alba nuk e harron Albin, i befason të gjithë me përgjigjen për koreografin

Balerina, Alba Hoxha prej një kohe të gjatë u përfol për lidhjen e saj me koreografin e njohur, Albi Nako. Një lidhje që nuk u bë kurrë publike, dhe mori fund pa u marrë vesh. Por, edhe pas këtyre ndodhive, Alba Hoxha nuk i harron kurrë njerëzit që e ndihmuan të arrinte, nivelet në të cilat ndodhet sot.

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë se cili është personi që e ndihmoi më shumë në arritjet si balerinë, Alba Hoxha nuk ka nguruar të thotë emrin e Albi Nakos.

“Cili është koreografi, që mendon se i merr të gjitha meritat për arritjen tënde si balerinë,”- shkruan ndjekësja në profilin e balerinës, dhe përgjigja e Alba Hoxhës ishte shkurt dhe qartë: “Albi Nako”.

Pak ditë më parë u bë me dije se Alba nuk do të ishte më pjesë e “Dance With Me”, dhe Albi Nako e kishte zëvëndësuar me balerinën kolumbiane.