AKTUALITET, 19 Dhjetor 2021, 17:46

Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë

Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë

Një apartament në katin e tetë të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Policia bën me dije se, në rrugën "Ibrahim Rugova", ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.12.2021, rreth orës 17:20, në rrugën Ibrahim Rugova, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.