AKTUALITET, 19 Dhjetor 2021, 10:37

Koncensionet/ Monika Kryemadhi akuza Ramës: Mbyll gojën e lëre SPAK-un të shprehet!

Koncensionet/ Monika Kryemadhi akuza Ramës: Mbyll gojën e lëre

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ndaluar tek afera e inceneratorëve, Kryemadhi ka postuar një video në ‘Facebook’ ndërsa pasqyron sipas saj, zinxhirin e korrupsionit duke theksuar se ai që vendos është kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi shton se qeverisjen e ka ndërtuar ashtu siç donte vetë kryeministri, duke shtuar se tani duhet të mbyllë gojën pasi thotë vetëm gënjeshtra dhe të lejojë SPAK të flasë.

“E bërë qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet”, Kryemadhi.