TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat me eksploziv raportohet të ketë ndodhur sot në Vlorë, në lagjen "10 Korriku", ranë zonës së Lungomares.
Jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde eksplozive dhe për pasojë është dëmtuar në gjendje të rëndë një 33-vjeçar.
Ai është transportuar me ambulancë për në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar.

