AKTUALITET, 19 Dhjetor 2021, 09:58

Zhduket 35-vjeçarja shqiptare në Greqi, familjarët ngrenë alarmin

Zhduket 35-vjeçarja shqiptare në Greqi, familjarët ngrenë

Esmeralda Shira, 35 vjeçe me origjinë nga Shqipëria dhe banuese në Greqi rezulton e zhdukur prej tre ditësh.

Denoncimi është bërë nga gazetari Shpëtim Zinxhiria i cili në një postim në Facebook shkruan se e reja shqiptare që është 1.75 m e gjatë, me flokë të zeza dhe sy kafe prej tre ditësh nuk ka pasur asnjë komunikim me familjen e saj.

Herën e fundit që ajo është parë kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza.

Vajza është zhdukur të enjten më 16 dhjetor në Hania të Kretës.

Familjarët e saj pretendojnë se 35-vjeçares mund t’i rrezikohet jeta dhe kërkojën ndihmë nga qytetarët që t’i ndihmojnë për ta gjetur të renë.