AKTUALITET, 19 Dhjetor 2021, 13:09

Protesta nesër! Berisha: Do të nisemi nga selia e PD drejt Kryeministrisë

Protesta nesër! Berisha: Do të nisemi nga selia e PD drejt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur për ditën e hënë, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën,  do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.

Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç

Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë

Kjo është protesta e parë e lëvizjes opozitare të drejtuar nga Berisha brenda Partisë Demokratike që lidhjet pikërisht me Ballkanin e Hapur, një nismë që ish-kryeministri e ka kundërshtuar që në zanafillën e saj.